Princi Charles del pozitiv me koronavirus

Pas testit për COVID-19, Princ Charles ka rezultuar pozitiv.

Princi i Uellsit, 71 vjeç ka shfaqur simptoma të lehta dhe gjendja e tij shëndetësore aktuale është stabël.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Clarence konfirmoi se edhe Dukesha e Cornwall i ishte nënshtruar testit, por nuk rezultuar pozitive.

Tashmë, Charles është vetizoluar dhe po punon nga shtëpia. Princi ka mbajtur javët e shkuara disa angazhime pubike, e për këtë arsye, është e vështirë të kuptohet nga e ka marrë virusin.

Leave a Reply