Pritë në Tropojë, qëllojnë me armë ndaj të rinjve dhe i djegin makinën

Tropoja ka qenë një arenë e një prite për qërim hesapesh gjatë natës së sotme

Policia shqiptare ka njoftuar me anë të një komunikate nga Salla Operative Tropojë,  se në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe  grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Rreth orës 22:30, rrugës për në banesë, shtetasit F.M dhe E.R., duke levizur me mjetin tip kamioncin, janë ndalur nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M 29, vjeç, banues në Lekbibaj dhe E.R, 27 vjeç, banues në Lekbibaj, të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  disa gëzhoja  arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *