Protesta e laburistëve; Braktisin partinë për shkak të Brexit

Pas këtij veprimi, as kolegët e tyre nuk e fshehën pakënaqësinë me udhëheqjen e kësaj force politike gjatë një seancë të tensionuar në Parlament. Kritiku i hapur i Corbyn, Ian Austin tha se edhe te tjerët “do ta mendojnë largimin” nëse lideri i tyre nuk zgjidh problemin e tij me anti-semitizmin.

BBC thotë se edhe dy ligjvënës konservatore po mendojnë t’i bashkohen grupit të pavarur të ish-laburistëve në Asamble. Edhe mes konservatoreve ka një grup të pakënaqurish me politikat e ndjekura prej qeverisë në lidhje me Brexitin.

Laburistët e larguar e bënë të qartë se gjesti i tyre i detyrohej një të ashtuquajture “kulturë të talljes dhe fanatizmi” që mbizotëron në këtë parti si dhe ngurrimit të drejtuesve të saj për të mbështetur një referendum të dytë mbi daljen nga Bashkimi Europian.

Të shtatë ata nuk po planifikojnë krijimin e një partie të re politike, por i kanë nxitur laburistët e tjerë e i kanë bërë thirrje dhe anëtarëve të partive të ndryshme, që t’iu bashkohen me qëllim ndërtimin e atyre që i quajnë “politika të reja”.

Leave a Reply