Protesta e paligjshme, do procedohen jo vetëm politikanët por edhe disa qytetar

Janë më shumë se 400 persona të cilët do procedohen, por ende një pjesë e tyre nuk janë identifikuar. Policia po i identifikon nëpërmjet pamjeve filmike. Deri më tani janë proceduar për tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit të automjeteve 57 persona, mes tyre kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Gjithashtu janë proceduar edhe kryetarët e bashkive të Kukësit, Shkodrës, Kamzës dhe Vorës.

Leave a Reply