Protesta në Gaza, 28 palestinezë të lënduar

Rreth 8 mijë palestinezë protestuan në disa zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.

Të paktën 28 palestinezë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve përgjatë kufirit, sipas burimeve nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër të vrarë.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se disa palestinezë kishin hedhur mjete shpërthyese, granata, goma të djegura dhe gurë ndaj ushtarëve të saj në gardhin kufitar, ndonëse asnjë izraelit nuk mbeti i plagosur.

Ushtria izraelite ka vrarë rreth 200 palestinezë që kur filluan protestat kufitare në mars, thonë mjekët e Gazës, ndërsa nga krahu tjetër vetëm një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper palestinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *