Protestohet në Tetovë

“Eco Guerillas” dhe udhëheqësi i saj Arianit Xhaferi, sëbashku me partitë opozitare në Maqedoni, LR-PDSH, BESA, RDK, si dhe shoqata tjera jo-qeveritare do protestojnë kundër ajrit të ndotur në Tetovë, ashtu edhe siç është paralajmëruar. Protesta do zhvillohet në sheshin Iliria me fillim prej orës 13:00, ku sipas të gjitha gjasave pritet që të jetë masive. Kërkesa bazë e protestuesve është mbyllja e fabrikës Jugrohrom, që është arsyeja kryesore e ndotjes së ajrit në Tetovë, njofton Bota sot.Arianit Xhaferi pritet që në fjalimin e sotëm të parashtrojë disa kërkesa tjera, përveç bojkotimit të mësimit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.Përndryshe, derisa është paralajmëruar kjo protestë, ditë më parë Komuna e Tetovës ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesit mësimor në të gjitha çerdhet, shkollat e mesme dhe ato fillore, për shkak të rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit dhe rrezikimin e jetës në këtë komunë.Gjatë protestës së djeshme, organizatorët e protestës theksuan se ky vendim i komunës është ndërmarrë për të shmangur daljen masive të nxënësve të shkollave në protesta, të cilët protestuan para komunës.Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015“Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat”, “Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, kanë qenë vetëm disa nga thirrjet që mes fishkëllimave ua kanë adresuar pushtetarëve, mijëra qytetarët, e rajonit të Pollogut, që protestuan dje në qytetin e Tetovës për shkak të zmadhimit të nivelit të ndotjes së ajrit.Ata kërkuan nga ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi të jep dorëheqje si dhe i kanë bërë thirrje kryetares së Komunës së Tetovës që të mos i mbyllë shkollat, por ta mbyllë Jugohrom.Protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa për parandalimin e situatës së rëndë në lidhje me ajrin e ndotur.

Leave a Reply