Provat e para të vaksinës italo-britanike rezultuan pozitive, Bill Gates telefonatë me kryeministrin Conte

Ndërsa e gjithë bota po pret me padurim se si do të jenë rezultatet e vaksinës eksperimentale të zhvilluar nga instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe dhe kompania italiane nga Pomezia në Romë, presidenti i IRBM Piero Di Lorenzo thuajse është i bindur se kompania që ai drejton dhe kompania britanike kanë goditur në shenjë për vaksinën dhe thotë se e mbështet besimin e tij në të dhënat e para të testit me vaksinën provë.

“Për fat të mirë te vullnetarët e vaksinuar nuk ka patur asnjë lloj reaksioni dhe kjo do të thotë shumë dhe është shenjë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”- thotë Di Lorenzo.

Ndërkohë miliarderi dhe filantropi Bill Gates do të zhvillojë sot një telefonatë me kryeministrin italian Giuseppe Conte dhe sipas mediave temë e bisedës do të jetë vaksina eksperimentale e zhvilluar nga kompania italiane nga Pomezia në Romë IRBM dhe Jenner e Universitetit të Oksfordit si dhe për investime, shumë investime.

Gates që deri tani ka paguar 250 milionë dollarë, ka siguruar kështu se është i gatshëm të paguaj shuma marramendëse për vaksinën që do të shpëtojë planetin.

Bill Gates disa ditë më parë shprehu qëllimin e tij për të vënë në dispozicion forcën e tij të jashtëzakonshme ekonomike për të mbështetur studimin dhe testimin e vaksinës së koronavirusit.

“Shumë shpresojnë se gjërat do të kthehen si më parë brenda disa javësh. Fatkeqësisht nuk do të jetë kështu. Do të kthehet çdo gjë në normalitet vetëm kur shumica e popullsisë të vaksinohet “.

Leave a Reply