Punimet në Tiranë-Durrës, bllokohet njëri krah i autostradës

Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të funksionojë me të katër korsitë gjatë ditës së shtunë, për shkak të punimeve që kryhen në rrugë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë.

Përmes Drejtorisë së Policisë të Tiranës, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë përdoruesit e rrugës se autostrada nuk do të funksionojë me të katër korsitë e saj, por vetëm me dy korsi, për shkak të fazës përfundimtare të shtrimit të rrugës nga QTU deri tek sheshi ‘Shqiponja’.

“ARRSH kërkon ndjesë për shqetësimet në trafik dhe gjithashtu kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të kësaj rruge”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga policia e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *