Punonjësi hotelit parandalon sulmin masiv me armë

Një punonjës hoteli ka parandaluar një sulm masiv me armë në Kaliforni.

Punonjësi raportoi se një koleg i pakënaqur me punën kishte kërcënuar se do qëllonte drejt stafit dhe klientëve në hotel.

Pas raportimit, oficerët arrestuan një 37-vjeçar, të cilit iu gjetën armë dhe municione të fuqishme në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Arrestimi vjen mes përpjekjeve të FBI-së për të parandaluar të shtëna të tilla.

Ndërsa pason sulmet në El Paso dhe Dayton ku u vranë 31 njerëz.

Rodolfo Montoya i tregoi një punonjësi me të cilin punonte në hotelin Marriott afër aeroportit Long Beach, për sulmin që do ndërmerrte.

“Faleminderit Zotit që punonjësi vendosi t’i tregonte ato informacione,”-tha për gazetarët shefi i policisë së Long Beach, Robert Luna.

Policia sekuestroi armë të shumta nga shtëpia e tij në Huntington Beach. Hetimet zbuluan se Montoya ishte i mërzitur për “çështjet e burimeve njerëzore”, tha policia.

Sipas policisë ai kishte plane të qarta, qëllimin dhe mjetet për të kryer një akt dhune që mund të rezultonte në një incident me përmasa të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *