Pustec/ Bashkia ku pati garë të vërtetë

Ndryshe nga 60 bashkitë e tjera të vendit në Pustec u bë një garë e vërtetë elektorale.

Banoret e Pustecit shënuan përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit. 2417 banorë të minoritetit maqedonas bënë zgjedhjen e tyre mes Pali Kolefskit dhe Edmond Themelkos të cilët u përballën në një garë të fortë.

Pas 12 vitesh në drejtimin e Edmond Themelkos nga partia Aleanca Maqedonase, banorët e Pustecit përmbysen rezultatin dhe i besuan drejtimin e bashkisë së tyre PS e cila përfaqësohej me Pali Kolefskin.

Në 8 kuti votimi Kolefski mori 1505 vota përkundrejt 859 votave që i shkuan Themelkos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *