Putin: Po pati nevojë tërë arsenalin e përdorim në Siri

Forcat e armatosura ruse nuk i kanë përdorur të gjitha kapacitetet e tyre në Siri dhe ka mundësi që të përdorin më shumë mjete ushtarake nëse është e nevojshme.

Sipas mediave ruse, kështu ka thënë presidenti Vladimir Putin gjatë ditës së shtunë teksa e ka mbajtur një fjalim, njofton Radio Europa e Lirë.“Ne e shohim se sa në mënyrë efikase pilotët tanë dhe agjentët e inteligjencës i koordinojnë përpjekjet e tyre me lloje të ndryshme të forcave, forcat tokësore, detare dhe të aviacionit. Ne i shohim ata se si i përdorin armët më moderne”, ka thënë Putin.“Dua të them se këto nuk janë kapacitetet e vetme që ne i kemi. Ne kemi më shumë kapacitete ushtarake dhe nëse është nevoja, ne do ta përdorim”, ka thënë Putin.

Leave a Reply