Qytezat e goditura nga tërmeti dy vite më parë në Itali, ende gërmadha

Kanë kaluar vetëm dy vite nga 24 gushti i 2016, ku një tërmet 6 ballë me epiqendër Amatricen shkaktoi rreth 300 viktima e shkatërroi qyteza e banesa.

Mbrëmë ky 2 vjetor u përkujtua një natë lutje në kujtim të viktimave që humbën jetën në Amatrice, Accumoli, Arquata del Tronto, Pecara del Tronto, Norcia.

Me qirinj të ndezuar në duar, familjarëve të viktimave iu bashkua edhe kryeministri italian Giuseppe Conte.

“Humbja e të dashurve tuaj është dhe humbja jonë”, u shpreh kryeministri Conte gjatë takimit me familjarët e viktimave, por dhe shpresa jonë duhet të jetë dhe shpresa juaj”

“Tërmeti nuk është një aksident por pjesë e jetës e rindërtimi i asaj çka u shkatërrua duhet të garantojë të ardhmen në emër të sigurisë për të gjithë”, tha ai.

Prej pak vitesh familja e tij jetonte në komunën e Amatrices. Bashkëshortja e tij e dy vajzat mbetën të plagosura nga kjo tragjedi që i mori jetën njeriut të tyre më të dashur.

Por dy vite nga kjo tragjedi, të shumta janë dhe polemikat mbi ndihmën e munguar të shtetit ndaj banorëve e qytezave të shkatërruar nga tërmeti.

Leave a Reply