Arrestohet deputeti në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm deputetin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj. PSD ka bërë me dije se Molliqaj është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për të paraqitur në gjykatë.

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftim.

“Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”.

Deputeti Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *