Gostivari pa qendër tregëtare, Mulla Sula me shtëpi të re!!!

Diku kah mesi i vitit 2013, në Gostivar, me pompozitet do të deklarohet se, së shpejti do të nis puna rreth ndërtimit të një qendre gjashtëkatëshe tregtare të cilën do ta finansojnë arabët, respektivisht Banka Islame për Zhvillim.

Që atëherë, meqë kjo qendër do të ngelte në pronësi të Myftinisë së Gostivarit, respektivisht vakëf i BFI-së, u ndërmorën një sërë punësh kryesisht administrative, për ç’gjë u shpenzuan me mijëra euro, një dosje e tërë me dokumente kadastrale, me dokumente administrative juridiko-pronësore, me projekte arkitekturiale, inxhinjerike etj. etj. dhe, të gjitha këto edhe të përkthyera për investitorin.

Në kontratën e nënshkruar me BIZH, parashihej që pas trembëdhjetë viteve shfrytëzim nga ana e BFI-së do të niste kësti i parë për kthimin e tërë kontributit financiar tek donatori. Sakaq, arabët do të përballen me lojëra nga më të ultat, duke kërkuar që ata te Sulejman Rexhepi ta dorëzojnë tërë shumën e parave të nevojshme për ndërtimin e kësaj qendre, pa pasur të drejtë për t’u përzier e për ta mbikëqyrur punën. Nuk do të kishin të drejtë as të përzihen në gjetjen e firmave që do të merreshin me ngritjen dhe ndërtimin e kësaj qendre. Në perspektivë po shihej një plan i madh grabitqar. Këtë tentativë të Sulejman Rexhepit e hetuan arabët prandaj dhe e reduktuan planin fillestar, duke e zbritur objektin në dy kate.

Me sekserizmin e Myftinisë së Gostivarit, duke garantuar rrejshëm, Sulejman Rexhepi arriti ta gjejë fiirmën që do të ndërtojë objetkin, u nënshkruan parakontrata dhe, do të niste edhe puna. Megjithatë, kjo firmë me pronar zotëri  Ramadan Ali, u kushtëzua që, të ndajë një përqindje për “punëdhënësin” si dhe të nisin punët me ndërtimin e një shtëpie lluksoze për Sulejman Rexhepin. Derisa do të vinte kësti i parë për të nisur me punët rreth ndërtimit të Qendrës tregëtare mu në mes të Qendrës së Gostivarit, nisi ndërtimi i shtëpisë së re të Mulla Sulës, i cili “miqve të vet” gjithnjë ju thoshte se është paraqitur një mysliman i mirë për t’ia ndërtuar një shtëpi të re, “në shenjë respekti” që paska për të!!!

Sot, BIZH përfundimisht janë tërhequr dhe kurrë më nuk do të ndërtohet ajo qendër tregëtare, kurse pronari i firmës TERRAPLAN u dëmtua për 100-200 mij euro duke ia ndrequr shtëpinë e re “punëdhënësit” të vet, Sulejman Rexhepit, i cili në fund i doli një matrapaz i babëzitur. Mulla Sula me shtëpi të re, MyftiNia e Gostivarit pa një vakëf shumë të madh, Qyteti i Gostivarit pa një objekt të bukur dhe pronari i firmes si mos më keq!

Babëzia e Sulejman Rexhepit tashmë është “zyrtarizuar” edhe me Imsakinë e këtij viti! Më parë ishte traditë që të blihet imsakija për Ramazan dhe ato para të dërgohen në Medrese. Në imsaki botohej edhe objekti i Medresesë Isa Beu sa për t’ua përkujtuar plotë një muaj myslimanëve të vendit që fitrat t’i dorëzojnë në BFI sepse me fitrat krijohet buxheti që e mban Medresenë dhe që e zhvillon jetën fetare islame në vend. Sivjet, në imaskinë e BFI-së për Ramazan botohet fotografia e Sulejman Rexhepit! Pra, plotë një muaj myslimanët e vendit duhet të kujtohen se në fund të Ramazanit fitrat e tyre do të derdhen në buxhetin personal të Sulejman Rexhepit. Vështirë se një imsaki e tillë do të gjejë vend në ndonjë cep muri të shtëpive të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut! Njerëzit e BFI-së së uzurpuar janë çmendur fare! A të gjithë myslimanët e vendit duhet të punojnë për babzinë e Sulejman Rexhepit?! Turp i madh ky plan grabitqar i Mulla Sulës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *