Momenti kur terroristi kapet nga policia, që vrau 49 persona në dy xhamitë në Zelandën e Re (Video)

Shtetasi australian i identifikuar si Brend Tarrant kishte shkuar me veturë deri te xhamia, ku kishte qenë i armatosur deri në dhëmbë, dhe më pas shihet duke nxjerrë armët dhe duke qëlluar besimtarët që ishin brenda xhamisë.

Në video shihet se si njëri nga terroristët kishte tentuar të arratiset nga vendi ngjarjes, por ishte reagimi i shpejtë i policisë që bëri që ai të përfundojë në pranga, e vetura e tij të qëndrojë e varur nga përplasja me veturën e policisë.

Ai shihet i shtrirë në tokë, derisa policët e rrethojnë dhe e prangosin. E në anën tjetër kryeministrja e Zelandës së Re e ka cilësuar si “ditën më të errët për Zelandën e Re”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *