Papa Françesku vizitë historike në Maqedoninë e Veriut

Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku, këtë mëngjes ka mbërritur në Shkup për të filluar vizitën historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Papa në aeroportin e Shkupit është pritur nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar.Pas mbëritjes në aeroport, Papa udhëtoi në Vodno ku mbajti një ceremoni zyrtare, dhe një fjalim para autoriteteve shtetërore.

Pas vizitës me kreun shtetërorë në Vilën Vodno, Papa Françesku ka vazhduar vizitën e tij në Shtëpinë Muze të Nënës Terezë, ku është përkulur para përmendores së Shën Terezës në Sheshin Maqedonia. Papa Françesku gjithashtu ka vizituar muzeun brenda ku gjithashtu realizoi lutje.  Më pas ai do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga 15 mijë qytetarë nga vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *