Sulejman Rexhepi është paditur për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KH) sot ka dorëzuar padi penale deri në Ministrinë e Punëve të Brendshme për gjuhë të urrejtjes nga ana e kryetarit të Bashkësisë Fetari Islame, Sulejman Rexhepi.

Siç njoftojnë nga KH, gjatë kohës së hedhjes së gurthemelit të Xhamisë në fshatin e Shkupit Arnaqi, reisi Rexhepi, u është drejtuar të pranishmëve me fjalë të cilët sipas KH-së, shkaktojnë gjuhë të urrejtjes, grindje, padurueshmëri dhe tallje me popullin maqedonas, sipas nenit 319 dhe 179 të Kodit Penal.

KH thotë se shpërndarja e gjuhës së urrejtjes nga ana bartësit të funksionit të lartë të institucionit fetar dhe personit me ndikim të lartë në opinion është e rrezikshme dhe e papranueshme.

“Në një shtet multietnik dhe multikonfesional, liderët fetarë duhet që të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre dhe të veprojnë në frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe jo të iniciojnë dhe nxisin padurueshmëri dhe urrejtje”, thonë nga KH, duke shtuar se për këto arsye kanë kërkuar që MPB të veprojë menjëherë për paraqitjen dhe t’i ndërmarrë të gjitha masat në pajtueshmëri me dispozitat ligjore”.

Këtë deklaratë e ka dënuar edhe OJQ CIVIL, duke theksuar se është e papranueshme që një prijës fetar të shërbehet me gjuhë të tillë të urrejtjes dhe të nxisë padurueshmëri fetare dhe nacionale.

“Është e papranueshme që kreu i bashkësisë fetare, qëllimi i të cilit është të bashkojë, dhe jo të krijojë përçarje mes popullit, bashkëqytetarët e tij t’i kualifikojë si “egërsira dhe njerëz pa identitet”. Është e papranueshme një njeri i mbushur me urrejtje, të jetë përfaqësuesi më i lartë i një bashkësie fetare në vendin. Gjithashtu, është e papranueshme që këtë deklaratë të tij të vjetër, reisi përsëri e promovon në rrjetet sociale, edhe atë në kohë të fushatës zgjedhore, me çfarë jep i një kontekst të ndryshëm përmbajtjes dhe hap mundësi për manipulime dhe keqpërdorime. CIVILi konstaton se me këtë deklaratë, kreu i BFI, Sulejman Rexhepi, ashpër e shkel nenin 391 të Kodit Penal, sipas të cilit nuk lejohet shkaktimi i urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës mbi bazë nacionale, racore, fetare dhe baza tjera diskriminuese”, thonë nta CIVIL.

Portalb.mk, ka kërkuar qëndrim edhe nga MPB edhe nga Prokuroria për rastin në fjalë, megjithatë të njëjtat nuk kanë dhënë përgjigje konkrete se si do të veprojnë, përveç se “po punojnë në rastin”.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *