Sulejman Rexhepi i dorëzohet zotëri zotëri Stefanit, prijësit të KOM-it

Sulejman Rexhepi, duke thyer rregullat protokolare, i përgjigjet letrës interne të Kishës Ortodokse Maqedonase, duke e publikuar në faqen zyrtare të BFI-së së uzurpuar prej tij. Tërë letra e KOM-it konsiston në një kërkesë shumë të sinqertë që mos të përfolet dhe mos të tentohet që ta involvojnë në problemet e veta të brendshme që i ka Sulejman Rexhepi, si dhe në një këshillë edhe më të sinqertë që, për zgjidhje të problemeve të veta le t’i drejtohet organeve shtetërore, duke i dokumentuar me dosje konkrete e përkatëse për secilin problem që e ka.

Ndërkaq, Sulejman Rexhepi, si një finok i stërlexueshëm, mundohet që arrogancën e vet fashizoide ta paraqesë si “kërkesë racionale të BFI-së”! Pra, kur flet Sulejman Rexhepi duhet të dijnë të gjithë se po flet BFI-ja dhe, kur t’ia futë si kau pelës, atëherë duhet të kërkohet përgjegjësi prej BFI-së e jo prej Sulejman Rexhepit. Me një fjalë, prokuroria, policia dhe gjykata duhet ta ftojnë Bashkësinë Fetare Islame dhe jo Sulejman Rexhepin!!!

Sulejman Rexhepi e ka shumë të qartë se kjo hipokrizi e tij nuk do të shitet askund, prandaj dhe përdorë dhe finokllëkun tjetër, karakteristikë e meshkujve të veshur në dimija! Tërësisht i ulet në prehër zotëri zotëri Stefanit. Kurrë më parë, Bashkësia Fetare Islame nuk ka përdorur një politikë të tillë komunikuese, me plotë elemente të dorëzimit, të kapitulimit e të servilizmit të skajshëm. Me këtë letër BFI-ja ka ngelur pa identitet, pa shtyllën e palakueshme vertebrale, sepse, i bie brushë dhëmbëve sa për ta zbutur kundërmimin e gojës së pistë. Kjo letër nuk mund të shërbejë si e dhënë se ja, BFI-ja kurrë nuk ka folur me gjuhën e urrejtjes, por gjithnjë ka qenë për koherencë, koegzistencë dhe mirëqenie për të gjithë. Bashkësinë Islame askush nuk po e gjykon dhe kurrë nuk e ka gjykyar askush, as për vjedhje, as për nepotizëm, as për zhvatje, as për shkatërrim të vakëfit, as për akte kriminale, as për përhapje të gjuhës së urrejtjes, por, për të gjitha këto veprime antifeare e antihumane paditet ekskluzivisht Sulejman Rexhepi, madje këto padi mbështeten në fakte konkrete e në shumë dokumente!

Çartja e Sulejman Rexhepit fillon që nga momenti kur strukturat qeveritare nuk ia ofruan atë që dëshironte personalisht Sulejman Rexhepi, si kundërshpërblim për ato mijëra vota të kontrabanduara që i siguroi me paratë e vakëfit të shitur për ta ndihmuar ardhjen në pushtet të kësaj strukture. Kështu ka theksuar edhe këto ditë, Sulejman Rexhepi, në prezencë të bashkëpunëtorëv e të tij, derisa përreth sofrës në Konak kanë kërkuar dalje nga ky qorrsokak ku janë futur.

Çka dëshironte Sulejman Rexhepi prej struktuave të caktuara qeveritare! Në bazë të “thashethemeve” që arkullojnë  kuluareve të Qeverisë konstatohet se, Sulejman Rexhepi, në të gjitha shkresurinat e veta të dorëzuara deri në këto struktura ka shtruar kërkesa ekskluzivisht politike, të denja këto për subjektet partiake që përbëjnë koalicionet qeveritare. Pra, Sulejman Rexhepi, duke qenë i sgurtë se është pjesë e koalicionit qeveritar, në këtë bindje të tij gjenë spunto që të kritikojë qeverinë dhe të kërkojë që mos të jetë e disfavorizuar në raport me KOM-in por, të favorizohet sa më shumë dhe, mos të përpiqet fort e fort që ta pengojë në këtë ndiesi të tij të të qenurit “profet” politik, por t’i lëshohet rruga deri sa shkelë me çizma fashisoide!

Kjo është arsyeja e sëmurë me të cilën Sulejman Rexhepi i drejtohet zotëri zotëri Stefanit, me një letër plotë servilizëm që të lë pa kuurrfarë dinjiteti dhe krenarie, qoftë kombëtare apo edhe fetare. Turp! /reformohubfi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *