Sulejman Rexhepi injoron Myftiun e Stambollit

Fundjavën që e lamë, në fshatin Kallkovë të Valllandovës, u hodh guri themeltar i xhamisë së re, si dhe u hap kursi për mësimin e Kuranit fisnik. Në këtë aktivitet të organizuar nga Myftinia e Shtipit, të pranishëm ishin edhe mysafirë shumë të lartë e të respektuar, si: Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Zonja. Tylin Erkal Kara, Myftiu i Stambollit,  prof. Dr. Hasan Kamil Yelmaz, Kryetari i Komunës së Vallandovës si si dhe Kryetari i Komuës së Dojranit.

Megjithatë, mungoi Sulejman Rexhepi me kabinetin e tij privat dhe me stafin e tij të privilegjuar skajshmërisht pikërisht për shkak të bdindjeve të tyre gyleniste! Sikur të ishte edhe në derexhe të vdekjes nuk do të duhej të mungonte, për më tepër se, në mesin e këtyre myslimanëve të devotshëm, pjesa dërmuese turq të Maqedonisë Lindore, nuk gjendet pothuajse asnjë herë, kurse për këtë aktiviitet dhe për prezencën e këtyre mysfirëve të lartë ishte i informuar shumëohë më parë. Vendimi për ta injoruar këtë aktivitet të shenjtë u soll në sofrën e Konakut, derisa po pinin kafe Mulla Sula, Shaqir Fetahu, Qani Nesimi dhe Mustafa Daui, pikërisht për dy arsye: e para, sepse akoma nuk ka arritur Ambasada Turke që ta kundërshtojë atë Raport të institucioneve shtetërore turke që e hartuan për aktvitetet kriminele të Sulejman Rexhepit dhe, e dyta, e përcjellë me plotë sharje e ofendime, në shenjë të hidhërimit kundër Myftiut të Stambollit i cili kohë më parë e paskësh pranuar në kabinetin e tij, me të gjitha nishanet që i rezervohen një lideri, oponentin e Mulla Sulës, Afrim Tahirin! Tash për tash nuk dihet se prej nga e mori këtë informatë, apo, ia ka thënë dikush sa për t’u tallur me të e për ta çmendur!

Sido qoftë, këta mysafirë kanë merituar që të nderohen dhe të respektohen edhe me ndonjë drekë prej vetë Sulejman Rxhepit, dhe jo të mbajë qëndrim injorues kundër turqëve, sepse kjo sjellje prej të sëmuri po i sjell dëm të madh myslimanëve të Maqedonisë së Vriut si dhe institucioneve të tyre fetare islame në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *