Dikush në Prokurori po i premton Sulejman Rexhepit amnisti?!

Sot, në Prokurorinë e shtetit, pas shumë ikjeve e dredhive, më në fund u paraqit edhe “melaqja e mullinit”, Sulejman Rexhepi. Iku, u fsheh, u kërcënua me luftë, me destablizim të shtetit, me paprekshmëri të “personalitetit të tij” për shkak të përkrahjes së partisë shiptare në pushtet, u kërcënua me shpërngulje të përjetshme (apo në azil) në Shqipëri ku ka arritur ta blejë shtetësinë dhe një pasaportë!
Sulejman Rexhepi paska vendosur të paraqitet “vullnetarisht” në prokurori vetëm pasi ia ka arritur qëllimit. Ai ka vënë kusht: paraqitem nëse më premtoni se nuk do t’i aktivizoni paditë e tjera por se do të më gjykoni për këto dy padi: nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe shprehje të dëshirës për vdekjen e gjykatëses! Ka pranuar që, nëse e do nevoja, të dënohet edhe me dënim të përjetshëm në burg, vetëm e vetëm që mos t’i aktivizohen lëndët e tjera, të cilat, po ia arrinë me korrupsion e me miqësi, që t’i mbajë mbyllur tash e katër vite.
Pra, Sulejman Rexhepi nuk do të futet në procese gjyqësore për kriminalitet, për hajni, për korrupsion e për kriminalizim të BFI-së, por, thjesht, të ndëshkohet si “urrejtës i popullit maqedonas”! Kjo është ëndërra e fundit e Sulejman Rexhepit. Megjithatë, ky premtim pë amnistim prej lëndëve të tjera do të jetë shumë i kotë, do të jetë vetëm një kurth sa për ta futur “në sistem” Sulejman Rexhepin, sepse, pastaj, nuk do t’i ndahen, deri në konfiskim të pronës së përfituar përmes mënyrave të pandershme e kriminale.
Ndryshe, BFI-ja e falimentuar dhe e shkatërruar deri në këtë derexhe, do të jetë një barrrë e papërballueshme madje edhe për vetë shtetin. Nuk do të gjendej shtet nomal në botë që do të ishte në gjendje të ngarkohet me problemet e një Institucioni fetar duke e amnistuar liderin e Institucionit nga veprat kiminale dhe nga kriminalizimi i Institucionit.
Popullata e mbarë myslimane e Maqedonisë së Veriiut është në pritje se si do të zhvillohen ngjarjet. Ata, për momentin kanë të vetmin hall: si të shpëtohet e të vihet në binarë të shëndoshë BFI-ja, ndërsa të ndëshkohen rrënuesit e saj. Shtetit normal kurrë nuk do t’i interesonte që një kriminel klasik ta shndërrojë në një “hero kombëtar”. Pa dyshim, një temë e tillë mund të ishte atraktive vetëm në letërsi apo në film!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *