Dorëzohet Bujar Osmani, e jep Sulejman Rexhepin

Në Maqedoninë e Veriut ekziston bindja te shqiptarët se i janë nënshtruar shumë proceseve gjyqësore dhe se kan marrur dënime të larta vetëm për faktin se janë shqiptarë. I pari person zyrtar i cili u ul para bankës së të akuzuarve për shkak të përdorjes së gjuhës së urrejtjes, apo, për shkak se ka ushqyer urrejtje anishqiptare, është ish-ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, e cila në publikimin e përgjimeve të njohura si “bomba të Zaevit”, dëgjohet tek ju thotë shqiptarëve “indianë”!
Ky “linçim” i kësaj zyrtareje të lartë pikërisht për faktin që shpreh urrejtje për bashkëqytetarët e vet, e shtoi besimin dhe bindjen se tash e tutje, pushtetet e këtij shteti, nuk do të jenë për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”! Tani radhën e ka Sulejman Rexhepi! Ky peson nuk mund dhe nuk guxon të amnistohet vetëm se na qenka “reis” kontravers! Kur mund të burgoset një nënë e re, si Jankullovska, veç të tjerash edhe për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, pse të tolerohet Sulejman Rexhepi, i cili, bashkëqytetarët e vet, maqedonasit, i quan si “popull i egër, egërsirë, pa identitet”, ndërsa uron që të vdesë edhe gjyqtarja maqedonase e sëmur!

 

Pikërish situatat e tilla Ambasadori Koja kërkon që sistemi i drejtësisë në Maqedoninë Veriore t’iu qaset me seriozitet, pa pardon, sepse është një nga kushtet vendimtare që e kërkon BE-ja! Bujar Osmani i premton se në afat sa më të shpejtë do të shqyrtohen rastet e tilla me bazë përkatsinë etnike dhe, kjo do të shënojë një nga hapat e para të reformave në drejtësi, të kërkuara me aq ngulm nga BE-ja.

 

Si duket, Zv/kryeministri Bujari do ta ketë atë fat për t’ia transmetuar Sulejman Rexhepit pamundësinë objektive për ta mbrojtur edhe më tej nën petkun e Partisë së BDI-së, e cila, pa dyshim që mund të akuzohet si frenuese kryesore e reformave në drejtësi. BDI-ja meqë paskësh kërkuar me ngulm që të ndëshkohet ofenduesja e popullit shqiptar, Gordana Jankullovska, natyrisht që është e pamundur tani të mos pajtohen për ta ulur para bankës së akuzës edhe Sulejman Rexhepin i cili në mënyrë shumë të vrazhdë ofendon popullin maqedonas./topTETOVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *