Edhe shteti që s’e ka njohur Kosovën është kundër ndryshimit të kufijve – Haradinaj e falënderon Lajçakun

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirslav Lajçak, me të cilin tha se kanë diskutuar për disa çështje, përfshirë këtu idenë për shkëmbim të territoreve e njohjen nga vendet anëtare të BE-së, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ka falënderuar Lajçakun edhe për bashkëpunimin në misionin e OSBE-së.

“Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkroi kryeministri.

I pari i Qeverisë tha se ka falënderuar ministrin e Sllovakisë për qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territore.

“E falënderova Ministrin Lajćak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, përfundoi kryeministri. /GE/

Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, June 21, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *