Hedonizmi i Sulejman Rexhepit

Filloi deshifrimi i vërtetë i Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi. Fakte të tmerrshme! Nëse vërtetohen këto dokumente, atëherë nisi fundi i karrierës së efendi Rexhepit. Në bazë të dy dokumenteve që po qarkullojnë nëpër redaksi e portalesh shihet qartë se “bombat” e Zaevit për korrupsionin e Gruevskit, janë petarda të vërteta në krahasim me bombën, madje “atomike” që po qarkullon kundër Mulla Sules.

Ç’është e vërteta, sot dolën në opinion dy kontrata që flasin për një pazarllëk të majmë të efendi Rexhepit në dëm të BFI-së si dhe në dëm të mbarë myslimanëve të vendit. Tani duhet të dëshmojë organi i Rijasetit në ka ditur gjë për këto kontrata. Tani duhet të dëshmojnë se ai japin legjitimitet këtyre kontratave edhe myftinitë e tjera, kontrata këto që flasin për një aventurë të çmendur të Sulejman Rexhepit.

BFI është futur në borxhe deri në 1 milion euro për blerjen e apartamenteve luksoze për rreth Liqenit të Ohrit. Deri në këtë moment, sipas këtyre kontratave të nënshkruara nga Reisi Sulejman Rexhepi, janë dhënë paradhënie prej 20 % nga shuma e përgjithshme, ndërsa ka ngelur si borxh i BFI-së edhe vlera prej rreth 1 milion eurove. Kujt i duhen këto apartamente luksoze? Kur organet e BFI-së dhe institucionet e saj kanë miratuar një vendim të tillë? Apo ato asgjë nuk dine dhe teksa do të njohtohen me hedonizmin e skajshëm të Reisit të tyre.

Kah do t’i marrë këto para ky Institucion i cili është shndërruar në “miniere” personale për Mulla Sulën? Në këto çaste kur muslimanët mundohen të ndajnë nga kafshata e gojës vetëm për t’i mirëmbajtur Medresenë dhe Fakultetin, ndërsa i papërmirësueshmi Mulla Sula blenë banesa luksoze, për t’u tarahitur në Liqenin e Ohrit gjatë verës! Haram më i madh se ky – veç zi na jane… ruana Zot!!! Sepse ky borxh ka edhe kamatë. Kjo kamatë ka shkatërrim të institucioneve të BFI-së. Pensionistit Mulla Sulë nuk i interesojnë më organet dhe institucionet e BFI-së por ekskluzivisht pleqëria e tij nëpër apartamente luksoze sa në Ohër, sa në Ulqin. Turp! Pa fije mëshire ua thith gjakun dhe djersën muslimanëve tanë. Hedonist i pashembullt në analet e historisë sonë. Pastë mallkimin e popullates myslimane dhe ndëshkimin e Zotit Fuqiplotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *