Letër nga nëpunësi digjital i BFI-së: “Strategjia e Sulejman Rexhepit”

Çka u fol kulisave të FSHI-së derisa Sulejman Rexhepi, duke i fërkuar duart, i lumtur e i gëzuar si asnjëherë më parë, po përgatiste konferencën për shtyp me rastin e “puçit” të 23.04.2019. A ishte i shqetësuar aq shumë apo po aktronte personazhin e shqetësuar deri në çmendi? Një letër shokuese rreth këtij rasti, nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI thonë se u ka mbërritur nga “Nëpunësi Digjital i BFI-së”

“U dha urdhëri që një grup studentësh të vijnë në FSHI dhe të jenë publik deri sa të përfundojë konferenca për shtyp, sepse ata duhej t’i duartrokisnin e t’i jepnin flakë çdo deklarate “patriotike” të Sulejman Rexhepit! Një tjetër, po shprehte habinë se si është e mundur të ndryshojnë kaq shumë njerëzit: “nuk ka shumë kohë që e kemi parë Sulejman Rexhepin me grupën e Skender Buzakut! Në takimin që kanë pasur me djalin e Mulla Sulës, policin, Zeglul Rexhepin, u është premtuar se do të punësohen që të gjithë! Çfarë kanë tani që nuk u bën rehat…” Kurse, një më i afërt me Sulejman Rexhepin, disi i lumtur se e ka të njohur skenarin, do të thotë: “Nuk e dini se sa n…është plaki, ka me i ngulë të gjithë. Pritni tash kur ta dridhë krejt Maqedoninë…”

Thjesht, prej bisede në bisedë, po e merrte formën e vet mozaiku i ngjarjes! Shkurt, ky “puç” ishte inskenuar nga Sulejman Rexhepi! Fillimisht, i acaroi shumë keq punët me qeverinë. I dha ultimatum 10 ditë Qeverisë që t’ia kthejë vakëfet! U drejtua Qeverisë me një arrogancë e me fjalë rrugaçërie. Ndërkohë që Prokuroria kishte deklaruar se, së shpejti do të fillojnë proceset gjyqësore kundër Sulejman Rexhepit, pasi tani më janë verifikuar dhe plotësuar me fakte, argumenta e dokumenta të gjitha akuzat e ngritura tash e katër vite kundër tij. Pak ditë pas përplasjes verbale me Qeverinë, do ta publikojë një fjalim të tij të mbajtur muaj më parë me rastin e gurthemelit të xhamisë në Arnaqi të Shkupit. Aty popullin maqedonas do ta ofendoj si “egërsirë, popull i egër, pa identitet…”! Sapo do të ngritet padia kundër tij nga ana e Komitetit të Helsinkut, në të kapërcyer të dhjetë ditëshit pas të cilave do të duhej të ndodhë “dridhja e Maqedonisë” – Maqedonia e Veriut u dridh edhe me një “sulm” kundër BFI-së, në të cilën, dikush kishte arritur që të inkorporojë edhe institucione shtetërore (gjyqësorin, policinë, politikën)! Tani, doli puna se, akoma pa filluar gjykimi i Sulejman Rexhepit nga ana e gjyqësorit, ai u linçua po nga organet e drejtësisë! Shteti ra në gracë! Strategjia e Sulejman Rexhepit funksionoi!

Deri sa ka zgjatur “mbledhja” e Rijasetit, thonë që Sulejman Rexhepi ka qenë shumë i gëzuar, tepër shumë i lumtur dhe, ka qenë i bindur se do të dalë përfitues i shumëfishtë nga kjo ngjarje. Doli nga mbledhja, u paraqit para gazetarëve, me myhybtë e tij pas shpine dhe, nisi ta shprehë viktimizimin e vet, si pasojë e linçimit që po “ia bëjnë institucionet e caktuara shtetërore”! Bërtiste e çjerrej si i çmendur. Në fakt po aktronte, sepse, analistët e mirëfilltë do të thonë më pastaj se, Sulejman Rexhepi e tradhëtoi vetëveten me dy fjalë: “Partitë politike të bllokut mysliman, tani e kanë rastin ta ngrisin zërin ” dhe, e dyta, “Nga nesër do të shifni ç’far përkrahje do të marrim nga bashkësia ndërkombëtare ”!

Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdishëm (këtë ua thotë edhe myhybëve të vetë) se, shumë shpejt do të përballet me drejtësinë dhe se mund të pëfundojë si mos më keq! Sulejman Rexhepi po e ndjenë (dhe kjo po e bën shumë nervoz) se si partitë politike preferojnë të rrinë sa më larg tij, kurse faktori ndërkombëtar ka kohë që e ka izoluar tërësisht, i ka rënë vijë të kuqe. Prandaj, Sulejman Rexhepit i duhej një ngjarje të cilën do ta politizojë e do ta ndërkombëtarizojë! Sepse, Sulejman Rexhepi e ka të qartë se, gjërat e politizuara skajshmërisht, shkaktojnë edhe nevojën e pajtimit, përmes uljes në tryezën e bisedimeve. Ky momentum nënkupton kompromise deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare! Cila do të ishte marrëveshja? Nuk ju padis për zvarritjen e kthimit të pronave – mos më padisni duke i aktivizuar lëndët e Prokurorisë!

Kjo ishte strategjia e Sulejman Rexhepit! Kjo ishte ngjarja e inskenuar nga e cila Sulejman Rexhepi e pret shpëtimin e vet dhe mbretërimin edhe më tej me BFI-në. Për t’ia bërë sa më të vërtetë këtë lojë, Sulejman Rexhepit iu desht edhe një viktimë – Skender Buzaku! Sa keq për delen që ndahet nga kopea! Gjithmonë përfundon në gojën e ujkut! Po ujku, ku përfundon?

Një muaj para se të ndodhë ky skenar i turpshëm, në FSHI është dëgjuar se po kërkohen do persona për të dhënë nënshkrim bllanko! I duhen Kryetarit – u tha! Sepse edhe ai nuk përton për të dhënë memorandume bllanko, të nënshkruar nga Kryetari! Helbete, i duhen dikujt! Uhaaaa sa memorandume bllanko me nënshkrim të Kryetarit qarkullojnë nëpër BFI! Dhe, hop e njëra paska përfunduar në duart e Skender Buzakut, a? Me shëndet, të gjithëve!

Lëvizje – ju lutem anonim, a? Pas meje do ketë edhe të tjerë “Nëpunës digjital të BFI”-së! /LMR në BFI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *