Mijallkovi iku, po Mulla Sula kur do të ik

Kohën e fundit, Sulejman Rexhepi ka nisur ta aplikojë atë thënien popullore “Ma mbaj kopilin sa nuk më ka mbetur në dorë”! Nën këtë filozofi prostuticioni ka nisur t’i akuzojë njerëzit e Nismës për reforma të BFI-së si qenkan persona të rrezikshëm që po bashkëpunuakan me Sasho Mijallkovin! Karakteri i tyre flet ndryshe, me kohë kanë qenë element “rrebelues”, kundër pushtetit dhe kjo është dëshmuar me telashet e mëdha që ia ka shkaktuar pushtetit gjatë luftës së pakompromis në kthimin e pronave të vakëfit. Por pas gjithë kësaj, për hirë të vërtetës Sulejman Rexhepit i parashtrohen pyetjet:

  1. Kujt i nisi “letër dashurie” Mulla Sula më 26. 02. 2009? (Ia përkujtojmë se në këtë vit nuk ishte Menduh Thaçi në pushtet)

  2. Çka i shkroi Mulla Sula punëdhënësit të vet në këtë letër dhe cili ishte motivi për ta diskredituar aq shumë BDI-në në atë letër “dashurie”?

  3. Pse Mulla Sula përpiqej ta bindte Mijallkovin se BDI-ja është shumë e implikuar në përhapjen dhe përkrahjen e Vehabizmit?

  4. Pse Mulla Sula e spiunoi bashkëpunëtorin e vet, Hoxhë Bekir Halimin, si njeriun më të rrezikshëm dhe lider i vehabizmit në vend dhe më gjërë?

  5. Pse Mulla Sula e akuzonte Komunën e Çairit si çerdhe të vehabizmit?

  6. Pse Mulla Sula rrëfente te Mijallkovi se si Komuna e Çairit po i fut nëpër shkolla mësimdhënësit e mësim-besiumit fetar njerëz që janë përhapës të politikës vehabite në vend. Ka shumë “pse”-ja por, le t’ia shtrojmë edhe pse-në më të madhe: Duke ngelur Mulla Sula “as te Hata e as te Fata”, PSE përpiqet që, të paktën të futet nën sqetullat e Mijallkovit, edhe atë përmes strukturave qeveritare, duke mos e kuptuar se BDI-ja janë armiku më i madh i Mijallkovit dhe i shërbimeve sekrete maqedonase. Sepse, derisa Mulla Sula koketonte me shërbimet maqedonase, BDI-ja përgatitej për luftë, për ta thyer dhe demontuar pikërisht këtë shërbim. Mulla Sula tash paraqitet si viktimë e “Thaçit” me të vetmin qëllim që ta mëshirojë BDI-ja dhe ta shpëtojë nga një trishtim i hatashëm: Mulla Sula ka raportuar te Sasho MIjallkovi, edhe atë ka qenë raportues aktiv. Po ia shpalosim vetëm një dokument, atë të 26 shkurtit të vitit 2009 edhe atë sa për të pare opinioni se kush e “polli kopilin”!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *