Policia jep detaje për shpërthimin e bombës në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim.

Këtë e ka konfirmuar, Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës.

Hoti ka thënë se nga ky sulm nuk ka asnjë të lënduar.

“Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, ka treguar Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet as caku i sulmit dhe as kryerësit siç tha ai, të këtij akti kriminal, pasi që hetimi është na fazat fillestare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *