Sigurohen 1.2 milion euro për modernizimin e burgjeve

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve informon se përmes një projektit janë siguruar 1,2 milionë euro për përmirësimin dhe përforcimin e sistemit të burgjeve në shtet.

Projekti, i cili ka filluar në fillim të vitit 2019, ka të bëjë me përgatitjen e zgjidhjes softuerike e cila do të mundësojë lidhjen e të gjitha institucioneve në sistemin e burgjeve, Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe enteve ndëshkuese përmirësuese dhe shërbimit të probacionit.

“Me realizimin e një projekti të tillë mundësohet evidentim më i thjeshtë, më efikas dhe azhurim i të dhënave për personat e gjykuar, shkëmbim i shpejtë dhe i pandërprerë i informacioneve ndërmjet institucioneve si dhe kryerje më efikase e mbikëqyrjes mbi punën në sistemin e burgjeve”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Programi fillestar për lidhje softuerike duhet të përpunohet deri në nëntor të vitit 2019, ndërsa projekti plotësisht të kompletohet dhe zbatohet deri në fund të shkurtit të vitit 2020, shkruan Koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *