Sondazhi në Pressing: 68% e qytetarëve e konsiderojnë se Qeveria Haradinaj ka bërë punë të mirë

Në sondazhin përmes votimit me telefon në emisionin Pressing të Televizionit T7, 68% e qytetarëve që kanë votuar e kanë cilësuar si të mirë punën e Qeverisë Haradinaj, ndërsa 32% prej tyre nuk e kanë konsideruar të mirë.

Këtë të premte, në pjesën e parë të emisionit ka qenë i ftuar kandidati për deputet nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Daut Haradinaj.

Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë e ftuar ish-kryetarja e Gjakovës dhe tani kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, por që përfaqëson partinë e saj, Alternativën. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *