Zaev-Hahn: Maqedonia e Veriut tregoi se e meriton datën për bisedime me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev sot në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës u takua me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Sipas shërbimit të shtypit të qeverisë, Zaev e informoi komisionerin e BE-së, Hahn për zhvillimet e fundit politike në vend, gjegjësisht për zabtimin e suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale, e cila është një tjetër provë se vendi është i qëndrueshëm dhe i sigurtë dhe me të drejtë meriton të marrë datë për negociatat me BE-në këtë verë.

Kryeministri Zaev theksoi se nuk ka alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO.

“Fillimi i negociatave për anëtarësim ë BE është e vetmja garanci se vendi do të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm, se do të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse dhe se proceset e reformave në Maqedoninë e VVeriut Veriore do të vazhdojnë”, tha Zaev në takim me Hanin.

Ndërkohë, komisioneri evropian Hahn përdori takimin me kryeministrin Zaev për të riafirmuar mbështetjen e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën që tashmë është duke ecur me hapa të mëdhenj, rrugën drejt NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *