Zhbogar: Gjyqësori funksional, më i rëndësishëm se data për fillim të negociatave

Ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zbogar tha se zgjidhja për gjyqësorin funksional është më e rëndësishme sesa marrja e një date për negociata me BE-në. Ai theksoi se politikanët dhe gjyqësori duhet së pari ta kthejnë besimin tek qytetarët, ndërsa vendet anëtare të BE-së presin garanci për lëndët e PSP-së.

Unë mendoj se gjetja e një zgjidhjeje për një gjyqësor funksionues është shumë më e rëndësishme se data e fillimit të negociatave. Mendoj se politikanët dhe gjyqësori duhet ta kthejnë para së gjithash besimin e qytetarëve. Kështu që, mendoj se fokusi duhet të jetë në atë. Nëse rivendoset ai besim, unë jam i sigurt që ne në BE do ta vërejmë atë ndryshim. Dy partitë politike për momentin nuk kanë arritur zgjidhje, respektivisht nuk është arritur marrëveshje. Por, ne edhe më tej do të punojmë sepse ende është e nevojshme të ketë një zgjidhje. Ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me rastet që përfshijnë ish zyrtarët. Zgjidhja nuk është arritur akoma, por duhet ta gjejmë atë zgjidhje. U bëj thirrje dy partive politike të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një konsensus për këtë çështje – deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

Kjo do të thotë se nuk jeni optimist për datën e negociatave?

Mendoj se e kemi edhe një muaj deri më 15 tetor. Dhe mendoj se ka një pritje mes shteteve anëtare që do të ketë garanci në lidhje me rastet që tani ndodhen në PSP. Mendoj se PSP-ja ka bërë një punë të rëndësishme, por mendoj se në vitet e kaluara ata kanë punuar për raste të rëndësishme dhe dhënien e llogarive për veprat penale. Ne mendojmë se këtë punë duhet ta vazhdojë Prokuroria Publike. Mendoj se ka logjikë të bashkohen PSP-ja dhe Prokuroria Themelore Publike. Të dy palët janë dakord për këtë. Tani po flasim për detaje dhe si do të funksionojë në të ardhmen. Por mendoj se shpërndajmë zhgënjim që e bartin qytetarët e këtij vendi me rënien e ngjarjeve – tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *