Rama me koordinatorët për kongresin e PS-së

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë mbrëmje ne selinë e Partisë Socialiste grupin e koordinatoreve. 

Ne takim kane marre pjese ministrat Sajmir Tahiri, Ditmir Bushati, Blendi Klosi, Lindita Nikolla, numri dy i socialisteve Gramoz Ruçi, si dhe deputeti Taulant Balla.

Partia Socialiste është riorganizuar me 6 rajone, dhe ne këtë takim nuk ishte i pranishëm Koço Kokedhima, i cili mbulon qarqet Vlore -Gjirokastër. Brenda këtij muaji, Partia Socialiste zgjedh delegatet e kongresit te 19 marsit dhe koordinatoret mësohet se kane raportuar per përgatitjen e këtij procesi.

Sipas burimeve, pjese e bisedës ne kete takim ka qene edhe debati i hapur brenda kësaj partie nga Ben Blushi, i cili kërkon zgjedhje te kryetarit te PS-se.

Leave a Reply