Rama në Divjakë: Të rrisim ekonominë dhe mirëqenien e familjeve

Aleanca për Shqipërinë Europiane prezantoi të dielën kandidatin e saj për Bashkinë e Divjakës, Fredi Kokoneshin.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, qeveria ka bërë shumë punë për 18 muaj, por ka ende shumë për të bërë. “Bashkia e re e Divjakës ka potencial të jashtëzakonshëm për të rritur ekonominë dhe mirëqenien e familjeve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se skema e re për bujqësinë do të rrisë punësimin dhe të ardhurat e fshatit.

“Kemi planifikuar skemë të re për bujqësinë, duke krijuar mundësinë për rreth 100 milionë dollarë në vit për fermerët që krijojnë rritje punësimi. Do të jetë një fond në dispozicion të sipërmarrësve me projekt dhe para’, por që kërkojnë edhe një ndihmë financiare nga shteti. Në këtë mënyrë do të bëjmë rritjen e punësimit dhe kalimin e fshatit nga kushtet mesjetare, në një fshat që do të prodhojë para dhe përfitim për çdo familje”, sqaroi Rama.

Leave a Reply