Rama: Portali jo vetëm për ankesa, por edhe për ide e propozime

 

Rama flet për shkollat, “siç e thashë në fillim, ne kemi filluar të provojmë hap pas hapi se ankesat e njerëzve në platformë adresohen sipas afateve që kemi premtuar dhe se çdo ankesë që vjen nga platforma nuk kalon nëpër filtrat e burokracisë që shpeshherë janë problemi ynë i përbashkët por shkon drejt e te ministri apo ministrja dhe titullari është drejtpërdrejt përgjegjës për të dhënë përgjigje. Mirë po kjo është një vlerë e madhe e shtuar sepse platforma nuk ka vetëm ankesat por ka edhe hapësirat për të bërë hapa konkret për nisma konkrete dhe siç ju erdhët sot këtu dhe faktikisht na keni sjellë një propozim shumë të vlefshëm që në ditët përpara përgatitjes të këtij bashkëbisedimi ne e kemi studiuar dhe e kemi miratuar kështu që do zbatohet siç tha ministria. Duke filluar nga data 1 shkurt këtu mund të vijnë individë apo grupe individësh që duan të ngrenë një problem mjedisorë, për mbarëvajtjen e sipërmarrjes, që duan të ngrenë një problem konkret për një shkollë konkrete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *