Rama publikon foton: Air Albania në përgatitjet e fundit

“Air Albania” do jetë kompania e parë ajrore shqiptare që pritet të nisë së shpejti fluturimet, e cila do ketë avionët më të mirë në rajon.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social instagram një foto ku shihen dy gota të cilat janë pjesë e brandit  “Air Albania”.

“Përgatitjet e fundit”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.

Kjo linjë ajrore do të shërbejë edhe si mekanizëm për uljen e çmimeve të biletave. Kryeministri Rama e ka konsideruar historike kompaninë ajrore për aviacionin tonë duke e konsideruar një markë të re shqiptare.

Leave a Reply