Rama publikon pamjet: Së shpejti përfundon rruga Lalëz – Kepi i Rodonit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e ditës së sotme disa pamje të rrugës së re Lalës-Biz-Drac-Kepi i Rodonit.

Rama bën me dije se kjo rrugë është drejt përfundimit, si dhe, sipas tij, ajo plotëson të gjithë infrastrukturën rrugore të zonës turistike të Ishmit në Durrës.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të rrugës së re Lalëz-Biz-Drac-Kepi i Rodonit që është pranë përfundimit duke plotësuar të gjithë infrastrukturën rrugore të zonës turistike të Ishmit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë.”, -shkruan Rama në profilin e tij në ‘Facebook’.

Leave a Reply