Rama publikon thënien e Rooseveltit: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte e ka nisur me një thenie të presidentit të 26-të të SHBA Roosveltit.

Vetëm pak orë para nisjes së seancës plenare për votimin në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, duket se përmes thënies së Roosveltit nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar.

‘’ Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje’’.

Ndërkohë kujtojmë se opozita e Bashkuar ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare.

Leave a Reply