Rama publikon videon ekskluzive të dy turistëve të magjepsur nga Thethi

Kryeministri Rama ka zgjedhur t’u thotë mirëmëngjes shqiptarëve me një video që tregon bukuritë e Thethit.

Kreu i ekzekutivit ka uruar qytetarët për një javë sa më të mbarë me videon që është postuar me lejen e autorëve të saj, dy turistëe Cathy Brown dhe Greg Williams të cilët janë magjepsur nga bukuritë e Thethit.

Kryeministri jep edhe lajmin e mirë se së shpejti do nisë investimi për rrugën turistike të Thethit.

Statusi i plotë:

MIRËMËNGJES

😃

dhe me këtë video ekskluzive që postohet me lejen e autorëve Cathy Brown dhe Greg Williams, dy vizitorë të magjepsur nga Thethi, si edhe me lajmin e mirë të nisjes së shpejti të investimit për rrugën turistike të Thethit, ju uroj një javë të mbarë.

😊

Leave a Reply