Rama: Rruga e Arbërit jo më një fantazmë elektorale, por një projekt në realizim

Gjatë pasdites të së dielës, Kryeministri Edi Rama ndaloi në Burrel për të prezantuar kandidaten e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Adelina Farrici për këtë bashki.

Zoti Rama u shpreh se në 18 muaj të qeverisjes të së majtës Burreli ka pësuar ndryshime rrënjësore.

“Burreli ka filluar të marrë frymë lirshëm nga ndryshimi i votës së kaluar. Por ndryshimet e bëra në këto 18 muaj janë vetëm fillimi i fillimit”, u shpreh Kryeministri.

Kreu i mazhorancës foli edhe për Rrugën e Arbërit, si dhe për vënien në punë të Ferrokromit.

“Pas shumë vitesh në Burrel ka filluar punë Ferrokromi. Ne do të synojmë që në një periudhë të shkurtër kohore të arrijmë të krijojmë shumë vende pune në këtë sektor. Ndërkohë Rruga e Arbërit nuk është më një fantazmë elektorale, por një projekt në rrugën e realizimit”, u shpreh Rama. 

Leave a Reply