Rama shkon në Kosovë, takim me të gjithë liderët politik

Anulimi i konferencës për shtyp të kryeministrit Rama por edhe deklaratave të Hashim Thacit ditën e dielë duket se ka pasur një justifikim konkret.

Kreu I qeverisë shqiptarë do të jetë këtë të hënë dhe të martë në Prishtinë për të zhvilluar vizite intensive me të gjithë liderët politik të Kosovës.

Rama do të takojë këtë të hënë duke nisur nga ora 13:15 Fatmir Limajn, e pastaj me radhe Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Abdullah Hotin. Takimin e fundit kete te hene do ta kete ne oren 18:50 ne Presidence me Hashim Thacin ku pritet te kene edhe nje konference per shtyp.

Nderkohe te marten eshte planifikuar nje takim me Albin Kurtin.

I vetmi lider i rendesishem politik me te cilin nuk ka konfirmim per takim eshte Ramush Haradinaj, me te cilin kryeministri i Shqiperise eshte edhe ne gjyq per shkak te disa deklaratave te forta ne distance.

Mesa duket Rama synon të bëjë bashkë dhe të unifikoje zerin e politikes kosovare në cështjen e fundit, atë të akuzave të Prokurorise Speciale ndaj Thacit dhe Veselit për krime lufte.

Pak ditë më parë në kuvendin e Shqiperisë, Rama sulmoi fort Prokurorinë Speciale si dhe Serbinë, duke i konsideruar akuzat ndaj Thacit dhe Veselit krejtësisht absurd.

Akuzat e Prokurorisë Speciale stopuan edhe dialogun Kosovë-Serbi që duhej të zhvilloheshin në SHBA me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhe.

Leave a Reply