Rama: Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet. Protestuesit, minorancë

Kryeministri Rama i ka cilësuar minorancë të gjithë artistët, politikanët dhe protestuesit që hynë sot brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Rama jep garancinë e tij se Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet pasi atë e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Kreu i qeverisë thotë ndër të tjera se kush nuk është dakord me ketë vendim të qeverisë është i respektuar, por askush nuk ka të drejtë dhe mandat ta pengojë.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Me gjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë,” shkruan Rama në Twitter.

Leave a Reply