Rama: Vetting-u është momenti i së vërtetës

Selenicë, 13 Maj 2017 – Teksa opozita pritet të mbajë protestën e saj në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që paraditen e kësaj të shtune të shkojë në Selenicë. Në një takim me elektoratin e Partisë Socialiste, Kryeministri Rama tha se shumë është bërë e më shumë do të bëhet. Ai theksoi vettingu është skaneri që do i bëhet çdo gjyqtari e prokurori, është momenti i së vërtetës.

Ai u shpreh se është e dhimbshme të shohësh atë çadër aty në mes të vendit duke u bërë barrikadë të mos çliruar Reformën në Drejtësi. “Ne e dinim shumë mirë se pengesa më e madhe ishte drejtësia e korruptuar dhe vendosëm që të ndryshonim Kushtetutën edhe pse nuk i kishim votat. Por me bindje vendosëm në program që sot i ka ardhur koha drejtësisë dhe njeriut të zakonshëm që të mos trajtohet si skllav. Ia dolëm të bëjmë pjesën e parë, të ndryshojmë Kushtetutën. Ia dolëm të kalojmë bazën e ligjeve më të rëndësishme. Ia dolëm të vendosim në bazë Vetting-un. Vettingu është skaneri që do i bëhet çdo gjyqtari e prokurori. Vetting-u është momenti i së vërtetës”, tha Rama./tvklan.al

Leave a Reply