Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj takim me homologen franceze, në fokus institucionet e reja të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet për një vizitë pune në Francë  në takim me ministren e Drejtësisë të Republikës Franceze, Nicole Belloubet.

Ministrja Gjonaj njohu ministren Belloubet me rezultatet e zbatimit të reformës në drejtësi; rezultatet e procesit të vettingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë; Belloubet përgëzoi Gjonaj për arritjet e deritanishme dhe e inkurajoi për vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi;

Belloubet, rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë franceze; Temë e diskutimit ishte dhe politika e re penale për të miturit; Vullnet për firmosje në Tiranë të një Memorandumi për Forcimin e Bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë për të Miturit; Mbështetje në ngritjen e Qendrës së Ekselencës, sipas modelit francez;

Leave a Reply