Reforma/ Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, 8 ekspertë të BE do të vijnë në Tiranë

Prej dy muajsh politika ka zvarritur ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, sidomos KLGJ, KLP dhe SPAK, të cilat pritet të sjellin ndryshimin në drejtësinë shqiptare, mirëpo të gjitha partitë kanë nxjerrë vazhdimisht pretekste.

Por, klasa politike e korruptuar në Shqipëri, shumë shpejt do të japë llogari për të gjitha aferat e bëra në këto 27 vite, pasi në si Brukseli do nisë të përgatisë terrenin për të bërë realitet reformën në drejtësi dhe arrestimin e pushtetarëve të korruptuar” shkruan Sot.

Gazeta ka siguruar një dokument të Bashkimit Europian, ku tregohet se Brukseli ka nisur rekrutimin e ekspertëve, që do të mundësojnë ngritjen e organeve të reja.

Mësohet se 8 ekspertë të BE do të vijnë në Tiranë për të kontribuuar në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. “Objektivi kryesor është forcimi i pavarësisë, transparencës, efiçencës dhe besimit publik në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, sipas kuadrit të BE dhe praktikave më të mira.

Projekti synon rritjen e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare si Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, gjykatat, këshilli i prokurorëve, Prokuroria e Përgjithshme, zyra të tjera të prokurorisë, inspektorët e lartë të drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, etj.

Pas miratimit të amendamenteve kushtetuese të korrikut 2016 dhe të disa ligjeve, EURALIUS V do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi”, thuhet në dokumentin e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *