“Reisi” më i pasur i BFI-së më të varfër në rajon

BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi do t’i duhen dhjetra vite punë, angazhim e përpjekje për t’u afruar te raportet e dikurshme në mes të institucionit dhe myslimanëve, siç ishin në kohën e H. Selimovskit, Hfz. Bedriut, apo edhe më herët, në kohën e H. Sherif Langut. Për këta personalitete nuk u shkrua asnjë libër, asnjë komplet me gjashtë vëllime, asnjë shkrim i porositur e i pagur. Ata lindën të varfër e vdiqën të varfër financarisht, por fetarisht e kombëtarisht jashtëzakonisht të pasur. Sulejman Rexhepi lindi i varfër e po vdes ekstremisht i pasur, por dhe ekstremisht i njollosur nga veprimet e veta antifetare e antikombëtare. Po vdes me një BFI ekstremisht të varfër

Shkruan Fatbardha Mziu

Me dhjetra personalitete fetare e patriotike, figura markante të fesë e të kombit, përjetë do të ngelin në histori si të devotshëm e të përkushtuar për ngritjen e jetës institucionale, për gjetjen e formave dhe për organizimin dhe avansimin institucional të islamit në këto treva! Dhe tërë ky angazhim në periudhën më të vështirë dhe më të pashpresë të kombit dhe fesë sonë. Këta personalitete markante dhanë gjithçka nga vetja, shkrinë jetë e kapital, për të mirën e islamit institucional i cili garantonte edhe avansim dhe perspektivë kombëtare për shqiptarët dhe myslimanët e këtij nënqielli. Ata, pasardhësve të tyre familjare, nuk u lanë kurrfarë trashëgimie pronësore përveçse veprat e tyre madhore fetare e kombëtare. Kjo, pasardhësit e tyre, i bën që të mburren e të jenë krenar!
Bazuar në radhitje, i fundit në vargun e këtyre personaliteteve na del Sulejman Rexhepi! I fundit dhe në fund të pusit! Me veprimet e veta degraduese dh degjeneruese vetëm sa ua shton peshën historike paraardhësve të tij në trungun e udhëheqësve të BFI-së!
Suljman Rexhepi është e kundërta e tyre! Ky, meqë e gjeti jetën islame institucionale në kulm, e kishte të qartë se në këtë drejtim nuk mund të arrijë asgjë personalisht. Ndaj, do të lëshohet në veprimtari unikate, tjetërsoj nga ato veprimtari të personaliteteve që hodhën bazat e islamit instiucional në këtë nënqiell dhe që e avansuan atë deri në profsionalizëm dhe përsosshmëri. Vjen i fundit që qëllimisht lëshohet në drejtim të fundit të pusit dhe, nga aty, mundohet të veprojë dhe, si egoist i rexhur, nga aty të shkatërrojë gjithçka. Nuk do që të ikë si paraardhësit e tij në organet drejtuese të BFI-së, me famë por të varfër! Sulejman Rexhepi ka zgjedhur rrugën – me famë dhe me pasuri! Natyrisht, i ndikuar nga jeta dhe veprimtaria e boss-ave nëntokësore – i pëlqen pikërisht kjo famë, i pëlqen të jetë i zhytur në filma!
Le ta përkufizojmë kohën e institucionit fetar në katër vitet e fundit, prej 2015 e këndej, kohë kjo e BFI-së mjerisht pa sekretarin historik të saj, Afrim Tahirin!
Në Bashkësine Fetare Islame nuk ka të ngulur qoftë edhe një gozhdë. Nuk është ndërtuar dhe meremetuar asgjë, nuk janë ndërruar dritaret, as dyert, as pllakat e vc-ve, nuk është mbjellë qoftë një dru, apo një lule! Asnjë nga Myftinitë nuk ka prekur në buxhetin e vet të mjerë për meremetim të objektit, në pasurim të parkut të makinave, vakëfit, asnjë Institucion i BFI-së nuk ka pësuar intervenim apo meremetim me kontribut të BFI-së nga buxheti qendror!
Asnjë ndihmë humanitare, asnjë ndihmë studentore, asnjë aktivitet kulturo-fetar, asnjë realizim i premtimeve, asnjë projekt, asnjë iniciativë institucionale; asnjë shtim të vakëfit, asnjë aktivitet vjetor për bashkëpunim të përditshëm me xhematin me qëllim të mosdegradimit të aksioneve fetare finansiare! Pa honorare, me rrogë të përgjysmuara, me largim perfid të punëtorëve, sepse nuk ka para! Financiarisht BFI-ja është në kollaps fatal!
Dhe, në këtë krizë financiare, si është e mundur që “i pari” i BFI-së të jetë një ndër njerëzit më të pasur të vendit! Si është e mundur që myslimanët më të varfër në rajon të kenë “resin” më të pasur në rajon! Nuk aludohet këtu për Maduron e Venecuelës por, këtu bëhet fjalë për Sulejman Rexhepin, i cili, në aspekt të totalitaritetit, diktaturës, zhvatjes dhe vjedhjes së popullit, është në po të njëjtin rang me këtë Maduron kriminel kundër të cilit janë ngritur tërë bota demokratike, jokomuniste!
Nga viti 2015 e këndej, derisa BFI-ja nisë të përjetojë krizën më të errtë financiare, Sulejman Rexhepi e qindfishon pasurinë e vet! Nga një shtëpi modeste, arrinë që të bëhet “një katund” më vete; shtëpi vetes, shtëpi djalit, shtëpi djelit tjetër, shtëpi dhëndrit, makina nipërve, jetë lluksoze rejave, frekuentim të masazhave e saunave, banjave më lluksoze, me sahat ROLEX e me përcjellës që krijojnë percepcionion e një “bande të rrezikshme”! Pasuria e Sulejman Rexhepit shtohet me villa e me platforma për lokale nëpër parqe nacionale, i shtohet pasuria pavarësisht shpenzimeve ditore prej mijëra euro, pavarësisht organizimeve të ahengjeve me muzikë live, me pjevaçica e me raki, me shoqëri e me aksione policore private.
Së fundmi, Sulejman Rexhepi ka ndërtuar edhe komplksin e pishinave më të mirë në rajon. Ka uzurpuar kodrën e Zotit dhe e ka shkatërruar relievin e tij, e ka prerë kodrën, i ka dhënë një pamje të tërësishme që e pasqyron restorantin modern dhe pishinat me shpresë se shumë shpejt aty do të ngritet edhe hoteli. Sulejman Rexhepi me lokalitetin e vet turistik! Dhe krejt kjo në kohën kur BFI-ja ka falimentuar, në këtë kohë Sulejman Rexhepi pasurohet katërcipërisht ndërsa shkatërrohet mjerueshëm sistemi financiar i BFI-së. Vakëfi po degradon, kurse kapitali i Sulejman Rexhepit po shtohet. Të parët e tij ikën, dhanë gjithçka në jetë, për t’i lënë bazë të fuqishme financiare BFI-së! Kur do të ikë Sulejman Rexhepi do të lë pas vetes vetëm shkatërrim, degradim dhe pasoja që vështirë se do të rikuperohen me decenie. Po, sanimi i pasojave në sistemin financiar do të kërkojë kohë të gjatë, kurse, sanimi i pasojave shpirtërore do të kërkojë decenie. Edhe më të tmerrshme do të jenë përpjekjet për ta rikthyer besimin e besimtarëve në Institucionin tonë si dhe në jetën fetare institucionale. Bindja e opinionin se hoxhallarët janë hajna dhe të pamoralshëm do të jetë “peshqesh” prej Sulejman Rexhepi dhe jo prej strukurave antishqiptare e antiislame që zakonisht i kemi kërkuar nëpër shërbimet sekrete, maqedonaso-serbe-ruse! Do të duhet dhjetra vite punë, angazhim e përpjekje për t’u afruar te raportet e dikurshme në mes të institucionit dhe myslimanëve, siç ishin në kohën e H. Selimovskit, Hfz. Bedriut, apo edhe më herët, në kohën e H. Sherif Langut. Për këta personalitete nuk u shkrua asnjë libër, asnjë komplet me gjashtë vëllime, asnjë shkrim i porositur e i pagur, por, nga ana tjetër, nuk u la asnjë fjali e keqe për ata, asnjë dëshmi policore se qenë bashkëpunëtorë të policisë, asnjë pseudonim policor, nuk u la dhe nuk u gjet asnjë dëshmi se e vodhën BFI-në, se e varfëruan vakëfin, se e tradhëtuan popullin, se e keqpërdorën islamin për ta shtuar pasurinë e tyre. Ata lindën të varfër e vdiqën të varfër financarisht, por fetarisht e kombëtarisht jashtëzakonisht të pasur. Sulejman Rexhepi lindi i varfër e po vdes ekstremsht i pasur, por dhe ekstremisht i njollosur nga veprimet e veta antifetare e antikombëtare. Po vdes me një BFI ekstremisht të varfër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *