Rekord rastesh me Covid, kufizohet lëvizja në 13 komuna në Kosovë

Shifrat rekord të të infektuarve këtë të hënë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë që kanë vendosur që të zgjasin orarin e lëvizjes për qytetarët.

Mediat bëjnë me dije se qeveria ka vendosur që duke filluar nga nesër me 28 korrik qeveria e Kosovës ka vendosur që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi për disa nga komunat.

”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, vetëm në rast lëvizje urgjente.

Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimate dhunës familjare;

Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar, thueht në vendimin e publikuar në media.

Leave a Reply