Renditja e re e FIFA, Shqipëria ngjit dy shkallë, Kosova fiton 24 pozicione

Shqipëria ngjit dy pozicione në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Renditja e këtij muaji merr për bazë ndeshjet e një muaji më parë ku Shqipëria e humbi miqësoren ndaj Norvegjisë 1-0 por ka arritur të fitojë dy pozicione.

Shqipëria mban vendin e 56-të në FIFA në renditjen e muajit prill duke ngjitur dy shkallë. Skocia kundërshtare në Ligën e Kombeve ka humbur dy pozicione duke u renditur në vendin e 34-të. Ndërsa kundërshtari tjetër Izraeli ka humbur katër pozicione duke u renditur në vendin e 98-të.

Një ngjitje galopante ka bërë Kosova në renditjen e muajit prill. Kosova ka fituar plot 24 pozicione duke mbajtur vendin e 152-të. Kosova gjatë muajit mars fitoi dy takimet miqësore ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos. Renditjen e FIFA-s edhe për muajin prill e kryeson Gjermania e ndjekur nga Brazili dhe Belgjika. /raport.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *