Rrëzohet edhe një helikopter i regjimit sirian

Brenda katër ditësh, rebelët kanë arritur ta rrëzojnë mbi Idlib edhe helikopterin e dytë të qeverisë së Bashar Al-Assad.

Koalicioni Kombëtar Sirian ka shpërndarë fotografitë, ku shfaqen mbetjet e helikopterit të rrëzuar, kë mbetën të vdekur të dy pilotët.

Rebelët pretendojnë se e rrëzuan këtë helikopter, sepse i bombardonte shtëpitë e civilëve të pafajshëm, andaj u detyruan ta rrëzonin mbi pjesën perëndimore të Aleppos.

Qeveria e Sirisë, pas një kohe të shkurtër, pranoi sulmin e shkaktuar, duke thënë se ishte armiqësor, ndërsa nuk tregoi detaje shtesë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka bërë të ditur se sulmi është shkaktuar nga rebelët që mbështesin forcat sirianë, por se ende askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Me të marrë lajmin e këtij sulmi, një helikopter tjetër që ishte në atë zonë, ndaloi qarkullimin dhe nuk vazhdoi më të lëvizë.

Leave a Reply