Rritet numri i prokurorëve për SPAK/ Ja kandidatura e radhës

Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra, është emri i radhës që i bashkohet listës së kandidatëve për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Më herët kanë aplikuar prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, Prokurori i Tiranës, Shkëlzen Cena, Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho, duke e çuar në 9 numrin e aplikantëve.

Ky institucion do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ndërkohë që kandidaturat mund të dorëzohen deri më datë 6 shkurt.

SPAK nënkupton krijimin e një gjykate dhe prokurorie të dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë. Qëllimi i Prokurorisë së Posaçme është pasja e një prokurorie të përgjegjshme dhe të specializuar, për të hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e vështira të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të rëndësishëm, në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim të papërshtatshëm.

Me ngritjen e SPAK-ut do të ngrihet Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit. Kjo e fundit është një seksion i specializuar i Policisë Gjyqësore, nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme. Në mënyrë që të ruhet një marrëdhënie operacionale dhe informuese, me shërbime të tjera policore, sidomos për operacione që kërkojnë shumë punë, si kontrolle të befasishme, vëzhgime apo arrestime, ka edhe shërbime të Policisë Gjyqësore.

KANDIDATËT PËR SPAK:

Arben Kraja
2.Vladimir Mara

Dritan Prençi
4.Doloreza Musabelliu

5.Eugen Beci

6.Edvin Kondili

Ened Nakuçi
8.Anton Martini

Besnik Muçi
10- Behar Dibra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *