Rritja e turizmit, 21% më shumë biznese të reja në bregdet

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato në raportin e gushtit për ankesat e depozituara në zyrën e saj, vëren se politikat për nxitjen e turizmit në vend po japin rezultatet e para.

Bashkë me raportin, Qato vë në dukje se turizmi i shtuar këtë vit ka patur një impakt të drejtpërdrejtë në hapjen e bizneseve të reja dhe më konkretisht në rritjen e ekonomisë familjare për secilin shqiptar.

“Mjafton të mendojmë se numri i bizneseve të reja në qarqet bregdetare u rritën me 21%, ndërsa rritja e xhiros në qendra të

rëndësishme turistike si Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Lezha, shënjoi +12%.”, thotë Qato.

Leave a Reply