Rrjeta e operacionit “Forca e Ligjit” shtrihet në katër qytete

Po behen dy jave nga nisja e operacionit Forca e Ligjit dhe letra per te deklaruar dhe justifikuar pasurite u ka shkuar disa prej emrave me te njohur te botes se krimit ne vend.

Aksioni nisi nga Shijaku e Shkodra, aty ku dy grupet kriminale, Hajri dhe doçi, u akuzuan per rrembimin dhe vrasjen e Jan Prenges ne 17 janar.

Me pas, lista vijoi me personazhe te njohur te denuar edhe me burgime te perjetshme, por qe sot jane te lire, si Lulzim Berisha.

Formulari i shkoi edhe disa prej te hetuarve apo te denuarve per vrasje, gjobevenie e trafik nderkombetar droge ne Elbasan.

Ndersa ne Tirane, operacioni u fokusua ne fillim tek Dritan Dajti, Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

Tashme i takon Struktures se Posacme Antikorrupsion qe te vendose mbi fatin e pronave te deklaruara.

Leave a Reply